Ditët e ftohta po afrojnë, por jo për Sara Hoxhën dhe familjen e saj. Trashëgimtarja e ‘Top Channel’ është arratisur diku larg dhe me foton e postuar në ‘Instagram’ na e ka bërë zili të gjithëve. Ajo ka publikuar një pamje përrallore të plazhit ku ndodhet dhe vogëlushit London Noor, teksa argëtohet duke luajtur. Ky duhet të jetë një moment mjaft i vyer për të, teksa po shijon detin pranë njerëzve më të shtrenjtë, pasi me siguri pranë tyre ndodhet edhe babi Ledioni, i cili ka ‘hequr dorë’ për pak kohë nga rrjetet sociale. Sara dhe Ledioni udhëtojnë herë pas here, duke u shkëputur pak nga zhurma e kryeqytetit shqiptar dhe angazhimet e përditshme, por gjithmonë tregohen mjaft të rezervuar për jetën e tyre private.