Ditën e djeshme modeles shumë të komentuar në media, Oriola Marashit i morën Instagramin dhe i postuan disa statuse me fjalor të papërshtatshëm, ku shkruanin se ajo pranonte oferta serioze.
Oriola arriti ta merrte sërish Instagramin dhe postoi një foto nga kisha të cilën e kishte realizuar pak më parë.
Modelja tregoi se fjalët që u shkruan për të nuk janë të vërteta dhe kritikoi gazetarët për lajmet në portale.
E ndërkaq, një tjetër anëtare e OTR ka vendosur të 'çmendë' rrjetin me një foto jo pak provokuese.
Ish- miss-i dhe modelja Niki Delijorgji, e cila disa muaj më parë u bë pjesë e labelit OTR, ka postuar ditën e sotme një foto topless në Instagram dhe duke ekspozuar format e saj.
Epo mesa duket, anëtaret më seksi të OTR kanë vendosur të 'turbullojnë' rrjetin këto ditë!