Mozzik është rikthyer fuqishëm këtë verë, me dy këngë që po korrin sukses të jashtëzakonshëm. “Madonna” që u lançua pak ditë më parë, e cila pavarësisht kritikave për tekstin, ka arritur të marrë miliona klikime dhe “PP”, një duet me këngëtaren Kida, këngë e cila gjithashtu ka tejkaluar çdo parashikim.
Duket se suksesi për Mozzik është i padiskutueshëm, saqë ai e ka krahasuar veten me reperin e njohur amerikan 50 Cent. “Fifty i bardhë” ka shkruar Mozzik, krahas fotos që ka ndarë me ndjekësit në Instagram.
Përveç suksesit, reperi është vënë në qendër të kritikave pas publikimit të këngës “Madonna”. Teksti me përmbajtje jo etike ka sjellë një sërë reagimesh në opinionin publik, për shkak të ndikimit të madh që kanë këngë të tilla tek adoleshentët.