Prej disa muajsh na kanë treguar që janë të dashuruar kokë e këmbë me njëri-tjetrin dhe janë pikërisht si ato çiftet në fotot “Couple Goals” që shohim në rrjetet sociale. Gjikon e kemi parë në të gjitha versionet, me humor, serioz dhe romantik, por edhe Elita na ka treguar që di të thotë shpesh herë fjalë të ëmbla. Çifti i njohur kanë marrë pjesë në një dasëm para disa ditësh dhe pas disa fotove vetëm, Elita ka postuar më në fund një foto me Gjikon. Ndoshta e ka vonuar për të gjetur përshkrimin perfekt dhe e themi me plot gojën që e ka gjetur. Moderatorja e njohur ka ndarë me ndjekësit e saj një foto ku shfaqet me një fustan shkëlqyes me dekolte të hapur ku gjoksi duket sikur po i shpërthen dhe buzëqeshjet e saj dhe të Gjikos shprehin më së miri dashurinë që kanë për njëri-tjetrit. Më pas përshkrimi është nivel tjetër, “Më bën të fluturoj. #djaliimfluturues”, ashtu siç njihet Gjiko ndryshe.