Justin Bieber i bëri “dalje” shfaqjes së MTV Video Music Awards mbrëmjen e së dielës, por sigurisht që është kujdesur për të bërë një performancë “vrasëse”...duke kënduar karioke në një nga klubet e lagjes në L.A. Nëse mendoni se ka kënduar ndonjë nga këngët e tij gaboheni, ai zgjodhi një nga këngët më të vështira, “Jerry Lee Lewis “Great Balls of Fire” dhe e këndoi në mënyrën më të mirë të mundshme.
Duket sikur Justin ka një problem kronik...po po, pikërisht problem kronik, sepse kudo që shkon nuk ndahet dot nga mikrofoni, dhe kjo është diçka e mirë. Me siguri i ka bërë të ndihen keq dhe me turp “këngëtarët” e tjerë që ishin në karaoke.