Mbrëmjen e kaluar çdokush e kishte mendjen tek zgjedhja e fustanit, kostumit... look-ut, për tu dukur sa më mirë në parakalimin në tapetin e kuq.
Por njëra preferoi të qëndronte në shtëpi dhe ajo ishte më e vogla e familjes Jenner,Kylie. Kjo e fundit nuk iu bashkua vëmëndjes së këtij eventi ndaj dhe zgjodhi ta ndiqte atë e vetme nga shtëpia.
Pa make up, e veshur thjeshtë dhe me qukat saj të dukshme, 19 vjeçarja tregoi me anë të disa videove se po e ndiqte e vetme nga shtëpia eventin duke shijuar disa kokrra shege. Këto të fundit i pëlqejnë aq shumë saqë për të janë një vakt i përditshëm. Dhe ky është një nga ato momentet e rralla kur mund ta shihni Kylien ujë dhe sapun.