IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Ndërkohë që të gjithë po flasin për lidhjen “Donald-Beatrix”, Bora Zemani merr vendimin e rëndësishëm!

Ndërkohë që të gjithë po flasin për lidhjen “Donald-Beatrix”, Bora Zemani merr vendimin e rëndësishëm!

Publikuar më: 20:32 03-12-2021

Bora Zemani është personi më i përfolur i momentit dhe të gjithë jemi sy e vesh te lëvizjet e saj pasi ish i dashuri i saj Donaldi puthi Beatrix në buzë duke konfirmuar lidhjen brenda. Pas takimit me aktorin në BBV dhe dërgimit të vareses nga ana e tij për 3 vjetorin e lidhjes publiku ishte i bindur se dyshja tashmë po rikthehen bashkë pas disa muajsh ndarje.

Por nuk ndodhi kështu Donaldi nisi lidhjen me Trixën duke irrituar publikun që po i jep mbështetje të pafund Borës madje kjo shihet edhe në rritjen e numrit të followers në mënyrë të rrufeshme në Instagram. Por gjersa po presim një reagim për këtë situatë, Bora bën një tjetër lëvizje lidhur me karrierën e saj. 

Pak kohë më parë u përfol se moderatorja do të prezantonte Fetivalin e RTSH-së bashkë me Jonida Maliqin por duket se ka hequr dorë nga ky rol. Sipas kryefjala.com Bora ka hequr dorë duke mos e parë të denjë për karrierën e saj ose edhe përshkak të trazirave të momentit. Po të njëjtat burime thonë se në vend të saj do të ngjitet Xhemi Shehu.

 

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0030219554901123