INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërkohë që të gjithë po flasin për marrëdhënien dhe takimet me Loredanën, MOZZIK i gëzohet këtij suksesi!

Ndërkohë që të gjithë po flasin për marrëdhënien dhe takimet me Loredanën, MOZZIK i gëzohet këtij suksesi!

Publikuar më: 10:32 01-10-2020

Mozzik ishte i ftuari i rradhës që i është dashur të përgjigjet pyetjeve pikante në emisionin “AfterParty” të Luana Vjollcës. Mozzik u munduaa që të përgjigjej me shumë çiltërsi. Në pyetjen se kë zgjidhte ai midis “bjonde ose brune” Mozzik është ndalur të mendojë për disa sekonda dhe të zgjedhë më pas të dyja, pra nuk ka ndarje për të pasi ai pëlqen të dyja.

Por pyetja më pikante ishte në fund të intervistës për statusin aktual të tij nëse ishte beqar apo në një marrëdhënie?

Përgjigja e tij sapo i vuri vulën çdo gjëje: “Nuk e di as une dhe s’keni me e dit as ju”. (lexo ketu)

Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të mediave rozë, sepse është kapur nga fansat në shoqërinë e Loredanës në Gjermani, madje ata kanë kapur disa detaje shumë interesante dhe lart e poshtë po qarkullojnë thashetheme se mund të rikthehen bashkë.

Madje lidhur me këtë, Mozzik hezitoi të përgjigjej teksa ishte i ftuar në emisionin e Luanës. Por ndërkohë që të gjithë po flasin për marrëdhënien e tij me Loredanën, Mozzik po i gëzohet suksesin në jetën profesionale.

Me anë të një postimi, reperi më IN i momentit ka treguar se albumi “Mozzart” ka arritur jo pak por 30 milionë shikime dhe s’mund të ishte më i lumtur.

Mozzik publikoi më 31 korrik albumin e tij të titulluar “MozzArt”, që përmban 20 këngë dhe deri tani po bën goxha bujë dhe është pritur shumë mirë nga fansat.

20201001_104340.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658