Ndarja e Mozzik dhe Loredanës ka qenë tema më e përfolur në faqet rozë. Asnjëherë nuk u konfirmua një gjë e tillë, por fakti që nuk qëndrojnë pranë dhe nuk publikojnë asgjë bashkë nxiti spekulimet.
Madje edhe postimet e çuditshme të dy protagonistëve na kanë habitur jo pak, por shumë sepse deklaratat e Mozzik flisnin për tradhtinë.
Por ç’po ndodh me jetën artistike të Loredanës?
Para disa ditësh ka promovuar albumin e saj të parë të titulluar ‘King Lori’. Albumi ka dymbëdhjetë këngë, disa prej të cilave janë dhe bashkëpunime si me Mozzikun dhe me vëllain e saj, Getinjon. Ceremonia u mbajt në Gjermani ku Loredana po kap majat dhe numëron një numër të madh fansash.
‘King Lori’ është pritur shumë mirë nga publiku, si ai shqiptar ashtu dhe gjerman. Së fundmi Loredana ka ndarë në Instastory një foto ndërmjet së cilës ka zbuluar se albumi tashmë shfaqet në rrugët e Gjermanisë dhe ky po që është një sukses i padiskutueshëm.