Tyga’s nuk i mbushet mendja!
Që në momentin e parë kur Kylie Jenner njoftoi se është bërë nënë e një vajze të quajtur Stormi, Tyga ka patur dyshimet se e porsalindura është vajza e tij. Ai ka bërë çmos për të bërë të mundur realizimin e një testi ADN-je madje duke i kërkuar ndihmë edhe Kris Jenner, por deri tani s’ja ka dalë, pavarësisht se mediat amerikane bëjne me dije se ka provuar sërish para disa ditësh.
Ndërkohë që Tyga është i dëshpëruar, Kylie dhe Travis Scott kanë vendosur të kalojnë një ditë vetëm si çift e të shijojnë pushimin diku larg vajzës, në një jaht luksoz në Miami. Kylie dhe Travis, janë fotografuar të përqafuar e të lumtur me njeri – tjetrin.