Filmi ‘Ndërkombëtarët’, me regji të Pluton Vasit sjell në ekranin e madh botën e të gjithdijshëmve.
Bazuar mbi novelën “Rrëfenjë me ndërkombëtarë”, të Ylljet Aliçkës, filmi sjell në kufijtë e absurdit, personazhe si ambasadorë e dhe zyrtarë të huaj, të cilët ne i mitizojmë si dhe marrëdhëniet e vështira të shqiptarëve mes tyre.
Mbrëmjen e së premtes ishte premiera e këtij filmi e cila bashkoi personalitete të arteve shqiptare të shkollave dhe rrymave të ndryshme.