INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërkombëtarët nuk janë lodhur akoma! Fleckenstein vjen në Shqipëri

Ndërkombëtarët nuk janë lodhur akoma! Fleckenstein vjen në Shqipëri

Publikuar më: 12:16 19-04-2016

Miqtë e Shqipërisë duket se nuk janë lodhur ende me klasën politike në vendin tonë, e cila është e aftë të gjejë një mijë e një arësye për të mos rënë dakort. Rasti më flagrant është Reforma në Drejtësi, një premtim i fushatës elektorale nga Edi Rama, e që dhe pas 3 vitesh ende nuk është konkretizuar. Për këtë arsye Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein ka mbërriti papritmas këtë të martë në Tiranë duke “befasuar” politikën. Duke e quajtur vizitë jozyrtare mbërritjen e tij në Tiranë, Knut Fleckenstein kishte si kryefjalë gjatë takimeve me përfaqësuesit politik Reformën në Drejtësi.

Fleckenstein është takuar fillimisht në Kryesinë e Kuvendit me kryeparlamentarin Ilir Meta, e më pas ai takoi Kryeministrin Edi Rama. Pas takimit me përfaqësuesit e maxhorancës, Fleckenstein është drejtuar për në selinë blu ku është takuar me Lulzim Bashën. Gjatë takimeve më përfaqësueist e lartë të politikës Knut Fleckenstein shoqërohej nga Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vllahutin. 

Knut Fleckenstein duket se ka gjithmonë një biletë gati për në Shqipëri, dhe kjo falë “qëndrueshmërisë” së premtimeve të klasës politike!

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434