INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërkombëtarët përshëndesin miratimin e reformës, Fleckenstein: Të hapen negociatat për në BE [FOTO]

Ndërkombëtarët përshëndesin miratimin e reformës, Fleckenstein: Të hapen negociatat për në BE [FOTO]

Publikuar më: 09:49 22-07-2016

Votimi historik i ndryshimeve kushtetuese me 140 votat në Parlamentin Shqiptar është përshëndetur nga partnerët tanë ndërkombëtarët. Johannes Hahn dhe Federica Mogherini thonë se miratimi i reformës në drejtësi nga klasa politike shqiptare, është një hap pozitiv drejt integrimit të vendit në BE.
Johannes Hahn
“E mirëpres miratimin unanim të reformës së drejtësisë #, si hap të mëtejshëm të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë në BE”!
Federica Mogherini
“# Shqipëria kalon reformën kryesore gjyqësore me unanimitet në Parlament, duke treguar lidership & përgjegjësi. Kjo javë shënoj një lajm të mirë nga # Ballkani”.
Por Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka zgjehdur një fotografi me dy fëmijë, me veshje tradicionale shqiptare për të uruar klasën politike shqiptare, por dhe të gjithë ata që u angazhuan për  reformën në drejtësi. Por Eurodeputeti ka një lajm të mirë për Shqipërinë, kur tha se do të kërkojë hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Knut Fleckenstein:
“Çfarë ditë e mirë për Shqipërinë. Reforma në drejtësi është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Në sajë të të gjithë atyre që kanë punuar me ligjet dhe ndryshimet kushtetuese, për një reformë më të mirë. Faleminderit kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe liderit të opozitës, faleminderit ambasadorëve të SHBA dhe BE dhe ekspertëve të tyre, faleminderit kryetares së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian dhe në saj të kolegut tim Eduard Kukan me të cilin kam marrë pjesë në këtë proces. Ishte shumë e vështirë, por në fund një konsensus i gjetur. Jam i lumtur. Ne të gjithë e dime se puna nuk është bërë ende. Puna tani duhet të fillojë. Me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe me ndihmën e Shoqërisë Civile në Shqipëri, ndryshimi është i mundur. Tani kolegët e mi në PE do t’i kërkojnë Këshillit të Europës të vendosin për hapjen e negociatave për anëtarësimin sa më shpejt. Ky është një hap i mëtejshëm i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Po kush janë  fituesit dhe kush humbësit në këtë debat? Nuk shoh asnjë humbës dhe nuk më pëlqejnë debate të tilla idiote”.

Article Logic
Execution time: 0.0035519599914551