INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërkombëtarët vijojnë të mbështesin Shqipërinë/ Qeveria norvegjeze jep 800.000 dollarë [FOTO]

Ndërkombëtarët vijojnë të mbështesin Shqipërinë/ Qeveria norvegjeze jep 800.000 dollarë [FOTO]

Publikuar më: 13:07 18-07-2019

Vendi ynë përfiton sërish para nga ndërkombëtarët. Është qeveria Norvegjeze që ka miratuar një grand prej 800.000 dollarë që Shqipëria të arrijë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Për këtë qëllim sot u nënshkrua dhe marrëveshja. Ajo u firmos në Tiranë dhe Ministria e Norvegjisë e Punëve të Jashtme dërgoi Ambasadorin norvegjez në Prishtinë, Z. Per Strand Sjaastad, Shqipëria u përfaqësua nga Zv. Ministri i Financave Erjon Luci dhe nga Kordinatori i Përhershëm i OKB, Brian J. Williams.

Ambasadori norvegjez gjatë fjalës së tij sqaroi se: “Axhenda 2030 i përket gjithsecilit. Norvegjia është e angazhuar të arrijë SDG-të. Ne jemi po aq të angazhuar të ndihmojmë miqtë tanë në Shqipëri për ta bërë këtë. Ne e vlerësojmë partneritetin e Qeverisë me Kombet e Bashkuara për të bërë më shumë për të përshpejtuar arritjen e SDG-ve, përfshirë kontributin financiar të Qeverisë në Fondin Shqiptar të SDG-ve, në të cilin ne po kontribuojmë."
Ndërsa zv. ministri i Financave, Erjon Luci tha se ky kontribut thellon partneritetin me Kombet e Bashkuara dhe Norvegjinë për të arritur objektivat universalë për zhvillim të qëndrueshëm dhe se kështu përforcohet angazhimi i Qeverisë ndaj Axhendës 2030 në fushat e sundimit të ligjit deri tek mbrojtja e mjedisit. Pas nënshkrimit të marrëveshjes foli dhe Kordinatori i Përhershëm i OKB, Brian J. Williams: "OKB është e angazhuar të mbështesë përpjekjet e Qeverisë në partneritet me ministritë e linjës, administratën vendore, shoqërinë civile dhe sektorin privat për të arritur SDG-të.”

brok.jpg

Granti nga kjo Marrëveshje do të shkojë tek Fondi Shqiptar i Përshpejtimit të SDG-ve, i krijuar në 2018 për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë të arrijë SDG-të deri në vitin 2030. Norvegjia është donator i 4-të i madh në vendin tonë.

Fondi do të përdoret për disa fusha:
• Qeverisje e mirë dhe zhvillime demokratike
• Sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut
• Zhvillimi ekonomik

brrrrrrokok.jpg

bbrokok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0044779777526855