INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nderohet Ismail Kadare në Francë: Në Elysee Kryeministri Edi Rama

Publikuar më: 14:12 30-05-2016

Shqiptari më i “famshëm në botë” do të nderohet këtë të hënë në Francë. Ismail Kadare do të marrë titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, nga Presidenti Francois Hollande. Mësohet se ceremonia e ndërimit të shkrimtarit shqiptar do të zhvillohet këtë të hënë në pallatin Elysee.

Lajmi është bërë i ditur dhe nga zyra e shtypit e qeverisë shqiptare, e cila lajmëron se në këtë ceremoni do të marrë pjesë dhe kryeministri Edi Rama. Mësohet se shefi i qeverisë shqiptare Edi Rama është nisur drejt Parisit, me ftesë të Presidentit francez, Francois Hollande për të marrë pjesë në ceremoninë e nderimit të shkrimtarit Ismail Kadare. Ndërkohë në Elysee, Kryeministri shqiptar do të pritet në një takim të veçantë dhe nga Presidenti Hollande. 

Ja njoftimi i Kryeministrisë: 

“Kryeministri Edi Rama niset për në Paris, me ftesë të Presidentit Francois Hollande për të marrë pjesë në ceremoninë e nderimit të shkrimtarit Ismail Kadare, me titullin: “Komandant i Legjionit të Nderit”, që zhvillohet sot në Élysée.

Në Élysée, fillimisht, Kryeministri Edi Rama do të pritet në një takim të veçantë, nga Presidenti Francois Hollande.

Më pas, Kryeministri do të jetë i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të titullit, shkrimtarit Ismail Kadare”.

Article Logic
Execution time: 0.003532886505127