INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërrojnë jetë dy gra pasagjere të autobusit, që morri flakë në Krujë

Ndërrojnë jetë dy gra pasagjere të autobusit, që morri flakë në Krujë

Publikuar më: 11:45 15-06-2016

Dy nga të plagosurat e autobusit që morri flakë në fund të muajit maj në Krujë kanë ndërruar jetë. Lajmi është bërë publik nga shteti Helen ku dy gratë ishin nisur për mjekim më të specializuar në Athinë.
Viktimat janë Dhiamandi Mocka dhe Sose Labaj.
Me humbjen e jetës së dy zonjave numri i viktimave shkon në tre.
Në autobus udhëtonin 31 persona besimtarë të Kishës Ortodokse të Vlorës dhe mbetën të plagosur 11 prej tyre.
Grupi përbëhej kryesisht nga gra dhe ata udhëtonin në drejtim të kalasë së Krujës, kur autobusi i tyre është përfshirë nga flakët, mesditën e 27 majit 2016.

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436