Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka shkëputur energjinë, duke lënë pa drita zonën te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Energjia elektrike, është stakuar në këtë zonë për shkak të mbingarkesës. Pa drita janë edhe Kryeministria dhe Kryesia e Kuvendit, si dhe institucione të tjera.