Derbi i shumëpritur i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit është ndërprerë si pasojë e mungesës së energjisë elektrike. Në pjesën e dytë të ndeshjes, Stadiumi “Selman Stermasi” është errësuar dhe për fat të keq nuk dihet ende se kur mund të vijnë dritat. Arbitri i ndeshjes ka bërë me dije se nëse energjia vjen ndeshja do rifillojë pas 15 minutash. Ndërkohë që tifozët nuk hezitojnë të dhurojnë spektakël në shkallët e stadiumit.