Can Yaman është kthyer në një nga aktorët më të suksesshëm të kinematografisë turke, me një numër të madh fansash në të gjithë botën dhe gjithashtu është shpallur ndër aktorët më të bukur në Turqi.
Pas super suksesit të “Erkenci kus”, Can u rikthye në ekran me një serial të ri, të titulluar “Bay Yanlis” ku luan krah aktores Ozge Gurel, e cila u bë e njohur për publikun shqiptar pas serialit ‘Stina e qershive’.
Kjo është hera e dytë që ata luajnë së bashku, pasi më herët i kemi parë edhe në serialin “Hëna e plotë”.
Aktualisht, seriali po ecën shumë mirë dhe xhirimet ende vijojnë, por janë ndërprerë ditën e sotme, pasi mediat turke raportojnë se një nga personat e stafit ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Tashmë pritet që i gjithë stafi t’i nënshtrohet tamponit, teksa ne po presim me ankth përgjigjen e Can.
Nuk dihet ende se kur do rinisin xhirimet pasi priten rezultatet e testeve.