Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka uruar të gjithë mjekët dhe infermierët të cilët sic do fundvit festojnë edhe kur të tjerët festojnë.
Postimi i Plotë
Urim per ata qe vigjelojne mbi jeten.
Si mjek urimet e mia nga zemra per kete fund viti shkojne per mijra kolege te mi te shkelqyer mjeke, infermiere, mami, laborante e sanitare, qe do te punojne edhe kur te tjeret festojne.
Me pergjegjesine e jetes ne duar, por edhe me meriten qe t'i gezohen lumturise pa fund qe te jep kur e mbron ate, mbeten te mrekullueshem ne modestine e tyre dhe te jashtezakonshem si profesioniste.