INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërroi jetë pa e kuptuar që u bë gjysh, Fero rrëfen momentin e vështirë kur Arbenita humbi babain ditën që u lind Nina

Ndërroi jetë pa e kuptuar që u bë gjysh, Fero rrëfen momentin e vështirë kur Arbenita humbi babain ditën që u lind Nina

Publikuar më: 17:28 16-06-2021

Fero dhe Arbenita janë bërë prindër për herë të parë në muajin prill të këtij viti.

Në ditën e tyre më të lumtur ata përjetuan edhe dhimbjen më të madhe pasi Arbenita humbi babain pak orë pasi Nina erdhi në jetë.

Babi i modeles humbi betejën me Covid-19.

Për këtë për herë të parë ka folur Fero, i ftuar tek “Rudina”.

Reperi zbuloi se babai i Arbenitës shkoi pa e kuptuar lajmin se u bë gjysh.

“Shumë e dhimbshme. Nina erdhi në jetë rreth orës 1:30 të natës, fjetëm dhe kur u zgjuam të nesërmen morëm vesh lajmin tragjik. Edhe Arbenita u mërzit shumë. Ai e dinte se Arbenita do lindte, por nuk e ka marrë lajmin që lindi.”

Article Logic
Execution time: 0.0037269592285156