INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërroi jetë para disa javësh, por fansat e Avicii-t nuk mund ta pranojnë! Fajësojnë njeriun më të dashur të DJ, për vdekjen e tij [FOTO]

Ndërroi jetë para disa javësh, por fansat e Avicii-t nuk mund ta pranojnë! Fajësojnë njeriun më të dashur të DJ, për vdekjen e tij [FOTO]

Publikuar më: 19:31 10-05-2018

Padyshim vdekja e Avicii-it, ishte një ngjarje e papritur e cila u bë kryefjalë e çdo medie botërore. Shkaqet e papritura që çuan deri në vdekjen e tij nuk u pritën aspak mirë nga fansat e tij. Askujt nuk ja mori mendja se ai vuante nga një sëmundje e keqe.

Por mesa duket fansat kanë vënë para përgjegjësisë të dashurën e tij, ata e akuzojnë se shkak për vdekjen e tij është bërë Tereza Kacerova.

4B9B49CC00000578-5663951-image-m-22_1524820900524.jpg

Modelja e cila ka një djalë nga lidhja e mëparshme ka thënë se ai dhe Kacerova po planifikonin të kishin një fëmijë të tyre para se DJ të bënte vetëvrasje në Muscat, Omani në moshën 28 vjeçare.

4B9B530E00000578-5663951-image-a-1_1524820336791-482x480.jpg

Por mesa duket, fansat e Avicii nuk e mbështesin aspak modelen, por kanë vendosur t’i sulen dhe e kanë akuzuar se ajo është bërë shakak për vetëvrasjen e DJ.

Modelja ka zbuluar në një postim të gjatë të postuar në Instagram se ajo është bombarduar me mesazhe shqetësuese.

Ata thonë se ajo e dërgoj yllin drejt vdekjes, ajo zbuloi se ajo ka përjetuar ankth që nga vdekja e tij dhe ka filluar abuzimin me alkoolin në një përpjekje për t’i shpëtuar pikëllimit të saj.

Kacerova goditi përsëri fansat, duke shtuar se krijuesi i hitit ‘Wake Me Up’ do të ishte i neveritur nga sjellja e tyre.

4B9AEFAF00000578-5663951-image-a-4_1524820367410-480x480.jpg

Ajo shtoi: “Ju mendoni se është në ndonjë mënyrë të pranueshme për të provuar dhe për ta bërë këtë më të dhimbshme për mua sesa tashmë është? Tim do ta kishte dashur këtë, Tim do të kishte dashur që … Para së gjithash, ju as nuk keni të drejtë ta quani Tim. Sepse, për sa kohë që unë e di, Tim nuk e dinte që ekzistoni. Pra qetsohuni. Ai është Tim për mua. Për ju është Avicii. Nëse e njihnit Timin, madje edhe shumë pak, ju do të dinit se ai do të ishte i lodhur nga sjellja juaj e neveritshme”, është shprehur modelja e nervozuar.

Madje para disa ditësh modelja bëri një status shumë të trishto në Instagram ku shkruante se ishte duke pritur të zgjohej nga kjo ëndërr e keqe.

Për më shumë shikoni fotot e mëposhtme:

4C0E25A000000578-5713899-image-a-4_1525959773955.jpg4C0E26BC00000578-5713899-image-a-2_1525959745003.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040559768676758