INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Epidemia e gripit. Humbjet e jetëve shkojnë në 7 pacientë [VIDEO]

Publikuar më: 14:30 17-01-2017

Edhe dy të moshuar të tjerë ka humbur jetën si pasojë e gript. E bashkë me të miturin që ndërroi jetë këtë në mëngjes viktimat e raportuara vetëm sot shkojnë në tre. Gjithësesi të dy të moshuarit kanë ndërruar jetë një dhe dy ditë më parë, por konfirmimi i mostrave të analizuara në ISHP ka përfunduar sot.
Një nga të moshuarat është 82 vjeç, banuese në Vlorë, që ishte shtruar në Shërbimin Infektiv.
Ajo ka patur diagnozë, "Insufiçencë multiorganore, post-gjendje febrile".
Ndërsa në Korçë ka ndëruar jetë një paciente 71 vjeç. Me diagnozë: "Insufiçencë multiorganore, Meningoencefalit, Sëmundje Renale akute, Pneumoni masive sinistra".
E me rastet e konfirmuara zyrtarisht këtë të martë arrin në shtatë, numri i personave që kanë humbur jetën edhe si pasojë e gripit stinor.

Për më tepër ndiqni kronikën e In News...

Article Logic
Execution time: 0.0034909248352051