INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërron jetë 11-të vjeçarja duke larë dhëmbët/ Pasta me përbërës qumështi i merr jetën

Ndërron jetë 11-të vjeçarja duke larë dhëmbët/ Pasta me përbërës qumështi i merr jetën

Publikuar më: 09:56 20-04-2019

Një vajzë 11 vjeçare në West Covina, të Kalifornisë vdiq pasi lau dhëmbët. Nëna e vajzës tregoi se vajza e saj kishte vdekur për shkak të pastës së dhëmbëve.

Sipas mediave amerikane, të cilat citojnë burime nga policia 11-vjecarja ishte intolerante ndaj qumështit dhe pasta e dhëmbëve që ajo kishte përdorur ishte me përmbajtje qumështi.

Monique Altamirano nëna e 11-vjeçares tregoi se vajza e saj po lante dhëmbët në banjo me të motrën 15-vjeçare. Kjo e fundit del nga banjoja e trmerruar dhe i tregon nënën së saj se Denise nuk merrte më frymë.

Nëna tregoi se kur hyri në banjo vajzës i ishin nxirë buzët. Ajo lajmëroi menjëherë ambulancën por kur ajo mbërriti vajza kishte ndërruar jetë e mbytur.

E gjithë kjo ngjarje e tmerrshe, kishte ndodhur nga pakujdesia e prindërve, të cilët nuk i kishin lexuar, të dhënat dhe përbërësit e pastës.

Article Logic
Execution time: 0.0033681392669678