INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërron jetë bashkëshorti i Celine Dion

Ndërron jetë bashkëshorti i Celine Dion

Publikuar më: 12:54 15-01-2016

Celine Dion në zi, pasi bashkëshorti i saj Rene Angelil është ndarë nga jeta.

Lufta e gjatë e Angelil me kancerin ka marrë fund ditën e djeshme kur ai ndërroi jetë në shtëpinë në Las Vegas. Bashkëshorti i divës së muzikës u diagnostikua me kancer në fyt në vitin 1998 duke përballuar kështu sëmundjen për plot 18 vjet. Gjendja e keqe shendetësore e Rene nuk ishte sekret pasi Celine është shkëputur shpesh nga muzika për t’u përkujdesur për këngëtarin kanadez. Ai u përkeqësua veçanërisht gjatë vitit të kaluar duke detyruar këngëtaren 47 vjeçare që të anullojë spektaklin e saj në Las Vegas. Megjithatë largimi i tij nga jeta ishte i papritur për familjen pasi TMZ bën me dije se ai së fundmi kishte filluar të ndjehej më mirë. Rene Angelil ishte 73 vjeç.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877