INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërron jetë Florenc Beqiraj që u rrah për vdekje në burg, Noizy shpreh dhimbjen e tij: Ndihem i tradhtuar nga...[FOTO]

Ndërron jetë Florenc Beqiraj që u rrah për vdekje në burg, Noizy shpreh dhimbjen e tij: Ndihem i tradhtuar nga...[FOTO]

Publikuar më: 21:28 22-12-2017

Pas lajmit se Florenc Beqiraj humbi jetën në koma, kanë vërshuar ngushëllimet në rrjete sociale dhe revolta për shkaktarët që i morën jetën të riut shkodran.
Florenc Beqiraj, i riu 23 vjeçar që u dhunua për vdekje në burgun e Marsejës, është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme tragjikisht. Ka qenë spitali Nord në Francë që ka vendosur t’i heqë aparaturat që e mbanin në jetë prej më shumë se 1 jave, pasi ishte në gjendje kome.
S

humë personazhe të njohur në vendin tonë shprehën dhimbjen e tyre për këtë akt çnjerëzor dhe reaguan në rrjetet sociale me postime ku kërkonin që autoritetet përkatëse shqiptare të vepronin për të vënë drejtësinë në vend. Dhe ai që e ka këkuar më shumë këtë gjë, është pikërisht Noizy, postimet e të cilit kanë qenë të shumta në rrjetetet sociale ku është munduar të tërheqë vëmendjen e personave me pushtet, por fatkeqësisht Florenci vdiq.
Reperi i njohur ka publikuar një foto ku shihet se Florenci ka shpërndarë një nga këngët e Noizy-t dhe ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të 23-vjeçarit, por gjithashtu ka shkruar se është ndjerë i tradhtuar nga disa persona me pushtet.

 

shpirt.png

U prehtë në paqe Florenci!

Article Logic
Execution time: 0.0034711360931396