Gjendet e vdekur Adelajda Xhamani...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë gazetarja e njohur, Adelajda Xhamani. Ish-banorja e “Big Brother” ka ndërruar jetë papritur në moshën 31 vjeçare.
Në media mësohet se ajo është gjetur e pajetë në banesën e saj nga një mikeshë e saj dhe arsyeja mendohet të jetë si pasojë e një ataku kardiak, ndërsa tani familjarët janë mbledhur për ta përcjellë për në banesën e fundit. Ajo ishte një ndër banoret më të njohura të “Big Brother” dhe prej vitesh Adelajda punonte në shtypin rozë. Ajo mbante aktualisht postin e kryeredaktores të revistës “Who” si dhe ishte vajza qe pavarësisht mentalitetit të vendit ku jetonte, arriti të realizonte ëndrrën e saj për të qenë pjesë e televizionit./intv.al/