INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërron jetë gazetarja e njohur shqiptare, policia jep detajet tragjike

Ndërron jetë gazetarja e njohur shqiptare, policia jep detajet tragjike

Publikuar më: 07:57 25-08-2017

Gazetarja dhe shkrimtarja Arlinda Canaj ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur ditën e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga e bija e saj fillimisht, e cila ka përdorur faqen në FB të Arlindës për të njoftuar lajmin e kobshëm. Më pas, lajmi i hidhur është konfirmuar dhe nga faqja, ku gazetarja punonte së fundi, “Konica.al”.

Ndërkohë, në një njoftim policia shkruante se gazetarja ka rënë nga kati i katërt i banesës ku banonte. Edhe pse është dërguar në spital në gjendje të rëndë, nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 24.08.2017, rreth orës 17:10, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim për një shtetase të rënë nga lartësia, në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 dhe ambulanca, të cilët kanë konstatuar shtetasen A. R., 46 vjeçe, e cila kishte rënë nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe është dërguar në S.Q.U., në gjendje të rëndë për jetën.

Rreth orës 19:30, mjekët e S.Q.U.-tës, lajmërojnë se shtetasja A. R., ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes së marrë nga rënia nga lartësia.

Nga hetimet e kryera është mësuar se kjo shtetase merrte mjekim prej gjashtë vjetësh, pasi vuante nga depresioni dhe dyshohet të jetë vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0018908977508545