Ka ndërruar jetë Kardinali i Vatikanit, Bernard Law në moshën 86-vjeçare. Gjatë gjithë jetës së tij ai u detyrua të mbante në kurriz një faj shumë të madh të cilin e shkaktoi po vetë.
Bernard Law do të mbahet mend si kardinali “famëkeq”, për shkak të një skandali seksual në të cilin ai u përfshi. Bëhet fjalë për një skandal ku në qendër të tij ka akte të shëmtuara pedofilie të kryera nga famullia e tij gjatë kohës që ai ishte kryepeshkop në Boston.