Një 35-vjeçar, i cili ndodhej në burgun e Fushë-Krujës ka ndërruar jetë. Shtetasi me inicialet E.Y, banues në Cërrik që vuante dënimin në IEVP Fushë-Krujë është gjetur i pajetë ditën e djeshme. Nga hetimet paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë. Po vijojnë hetimet.