INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërron jetë në moshën 116-vjeçare banorja më e moshuar në botë

Ndërron jetë në moshën 116-vjeçare banorja më e moshuar në botë

Publikuar më: 11:20 13-05-2016

Shtetasja amerikane, Susannah Mushatt Jones, banorja më e vjetër e planetit Tokë dhe që quhet ndryshe edhe dekania e njerëzimit, vdiq dje në moshën 116-vjeçare.

Jones vdiq në një azil në Nju Jork.

Jones u lind në vitin 1899 në qytetin Montgomery, në shtetin amerikan të Alabamas, ndërkohë që familja dhe miqtë thonë se jetëgjatësia e saj ka të bëjë me faktin se ka qenë një filantrope e vërtetë.

Aktualisht, banorja më e moshuar i Tokës është italiania Emma Martina Luigia Morano, e cila jeton në Pallanza (Verbania), dhe që është lindur më 29 nëntor 1899.

Article Logic
Execution time: 0.0024099349975586