Rick Genest i njohur si Zombie Boy për shkak të tatuazheve si kufomë që mbulojnë trupin e tij ka ndërruar jetë.
Deri më tani raportohet se 32 vjeçari ka kryer vetëvrasje.
Modeli kanadez ishte i njohur në botën e artit trupor për arsye të dukshme, por fitoi famë të jashtëzakonshme në vitin 2011 kur ai u shfaq në klipin muzikor të Lady Gaga "Born This Way".
Kjo i solli atij më shumë sukses duke e ngjitur në sfilatat e modës së lartë si dhe bashkëpunimin për Roc-A-Wear të Jay-Z në vitin 2012. Ai po ashtu modelonte për revista si GQ dhe Vanity Fair.
Lady Gaga shkroi në Twitter: "Vetëvrasja e shokut Rick Genest, Zombie Boy është përtej shkatërrimit. Ne duhet të punojmë më shumë për të ndryshuar kulturën, për të ndërgjegjësuar njerëzit mbi shëndetin mendor dhe të zhdukim stigmën që nuk mund të flasim për të. Nëse vuani, thërrisni një mik ose familjar sot. Ne duhet të shpëtojmë njëri-tjetrin. "