Është gjetur e pajetë ditën e djeshme aktroja dhe modelja e famshme Kim Porter është gjendur e pajetë ditën e djeshme në shtëpinë e saj në Los Angeles.
Shkaku i kësaj ngjarje të rëndë mendohet të jetë Pneumonia që i mori jetën në moshën 47-vjeçare. Kim njëkohësisht edhe ish-partnerja e këngëtarit dhe producentit të famshëm P.Diddy kishte 3 fëmijë me artistin i cili është i shkatërruar nga vdekja e saj.
Edhe pse lidhja e tyre nuk funksionoi dhe kishin koë që ishin ndarë, ata kishin ruajtur një marrëdhënie mjaft të mirë shoqërore, madje P.Diddy i shkruante edhe ‘të dua’ ish bashkëshortes së tij.
Trupi i saj i pajetë është nën ekspertizën ligjore të mjekëve të Los Angeles, në mënyrë që të zbulohet shkaku i vërtetë që i rrëmbeu artistes jetën, në një moshë kaq të re.