INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërron jetë në moshën 85-vjeçare fituesi i çmimit Nobel në letërsi

Ndërron jetë në moshën 85-vjeçare fituesi i çmimit Nobel në letërsi

Publikuar më: 07:32 12-08-2018

Shkrimtari i njohur Vidiadhar Surajprasad Naipaul, fitues i çmimit Nobel në letërsi në vitin 2001 mbylli sytë në Londër në moshën 85-vjeçare. Sir Vidia, i lindur në zonën rurale të Trinidadit në vitin 1932, shkroi më shumë se 30 libra, duke përfshirë 'A Bend in the River' dhe kryeveprën e tij, 'A House for Mr Bisëas'. Lajmi për vdekjen e tij u kofirmua nga familja ndërsa bashkëshorta e tij e quajti atë "gjigant në gjithçka që arriti". "Ai ishte një gjigant në gjithçka që ai bënte, jetoi një jetë plot me kreativitet dhe arritje të mrekullueshme"-tha gruaja e tij. Lady Naipaul tha se vdiq në shtëpinë e tij në Londër i rrethuar nga njerëzit që donte dhe jetoi një jetë që ishte plot me krijimtari të mrekullueshme. Geordie Greig, redaktore e Mail Sunday, dhe një mik i ngushtë, tha se vdekja e tij lë një vrimë të hapur në trashëgiminë letrare të Britanisë, por nuk ka dyshim se librat e tij do jetojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889