Një prej të plagosurve nga shpërthimi në transformatorin e tensionit të lartë në autostradën Tiranë-Durrës ka ndërruar jetë në spital.
Nga shpërthimi mbetën të plagosur edhe 2 punonjës të tjerë, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spital.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 në afërsi të një objekti në rekonstruksion. Te plagosurit janë punonjës të firmës që punonin aty ku ndodhi shpërthimi.
Policia e Tiranës raporton se të plagosurit janë Gjergji Sula, Sari Çollaku dhe Fari Çollaku, një prej të cilëve mbeti viktimë, por ende nuk dihet se për cilin bëhet fjalë.
Incidenti ndodhi për shkak të punimeve në një kompani.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.