INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërron jetë shkrimtari italian, Umberto Eco

Ndërron jetë shkrimtari italian, Umberto Eco

Publikuar më: 10:52 20-02-2016

Bota humbet një nga shkrimtarët dhe filozofët më të rëndësishëm bashkëkohorë. Umberto Eco, i njohur për lexuesin ndërkombëtar me romanin «Emri i trëndafilit», është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Umberto Eco, njëri prej autorëve më të rëndësishëm bashkëkohor, ka vdekur të premten. Autori i romanit të famshëm «Emri i trëndafilit» vdiq në shtëpinë e tij. I lindur më 5 janar 1932 Umberto Eco ishte dijetar i semiotikës, filozof dhe publicist. Në vitin 1988 ai themeloi Institutin për Komunikim në Universitetin e San Marinos. 

Eco, shkruan gazeta «La Reppublica», ka shkruar ese të shumtë mbi semiotikën, estetikën mesjetare, linguistikën dhe filozofinë. Po ashtu është autor i shumë romaneve. Në romanin e tij të fundit «Numri zero», botuar më 2015, ai përshkruan themelimin e një gazete në kohërat virtuale. Romani po ashtu përshkruan jetën politike, publicistike dhe mungesën e sundimit të ligjit në Itali. Eco ishte një kritik i madh i media-demokracisë së Silvio Berlusconit, kryeministrit shumëvjeçar të Italisë dhe pasanikut që ndërtoi karrierën me shumë skandale. 

Umberto Eco ishte një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare. Librat e tij janë të përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Shumica e librave të Ecos janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

Eco ishte gjithashtu president i Universitetit të Bolonjës dhe person nderi në Universitetin e Oksfordit. 

Article Logic
Execution time: 0.0045030117034912