INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërtimet në Velipojë, sekuestrohen 9 pallate, ishin në kundërshtim me ligjin

Ndërtimet në Velipojë, sekuestrohen 9 pallate, ishin në kundërshtim me ligjin

Publikuar më: 12:38 07-02-2016

Prokuroria e Shkodrës ka vendosur edhe sekuestro preventive mbi 9 pallate, që po ndërtohen në zonën bregdetare të Velipojës. Pas hetimeve ndaj anëtarëve të Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRRT) të Komunës së Velipojës, 9 prej të cilëve akuzohen për “shpërdorim detyre”, mes të cilëve edhe ish-kryetari i komunës, për shkak se kanë dhënë disa leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin.

Lejet e ndërtimit, sipas asaj që bën të ditur prokuroria, i janë dhënë subjektit “Fishta Sh.p.k.” me administrator Sait Fishta, i cili dyshohet gjithashtu të ketë kryer veprën penale të “ndërtimit të paligjshëm”. Sipas lejes së ndërtimit të siguruar nga KRRT-ja e Velipojës, ky subjekt do të ndërtonte disa godina banimi, pjesë e një kompleksi turistik.

Por, lejet e ndërtimit ishin dhënë për ndërtime në zonën bregdetare, gjë për të cilën duhet edhe miratimi i Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit (KKRRT).

Gjatë hetimit, Prokuroria e Shkodrës kishte njoftuar edhe administratorin e kompanisë së ndërtimit, shtetasin Sait Fishta, se leja që kishte siguruar për ndërtimin e kompleksit turistik ishte e paligjshme dhe se nuk mund të vijonte punimet e nisura, por ky e ka shkelur paralajmërimin.

Article Logic
Execution time: 0.0035021305084229