Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati në një dalje për mediat ka njoftuar se është ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontrata me 17 subjekte për ndërtimin e HEC-eve.
Bonati nënvizoi se kjo shifër mund të rritet. Ndërprerja e njëanshme e kontratës është për shkak se subjektet nuk kanë respektuar kushtet ligjore dhe afatet procedurale, përfundime këto të mbërritura nga skanimi i bërë në terren nga ana e ministrisë.
“ Problematikat e konstatuara janë mosrespekimi i afatave proceduriale, mosrespektimi kushteve ligjore. Duke u nisur nga procesi monitorimit nga sot nis ndërprerja në mënyrë të njëanshme e kontratave me 17 subjekte” u shpreh Bonati.