INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërtimi i murit me Meksikën, Trump heq dorë

Ndërtimi i murit me Meksikën, Trump heq dorë

Publikuar më: 08:27 26-04-2017

Kongresi ka vetëm pak ditë kohë në dispozicion për të arritur marrëveshjen e buxhetit 2017 dhe nëse ligjvënësit nuk bien dakord deri në mesnatën e 28 prillit, qeveria amerikane do të mbyllet.

Donald Trump la të kuptohet se do të heqë dorë nga planet për t’i gjetur paratë e ndërtimit të murit me Meksikën tek fatura e shpenzimeve të kësaj jave.

Këshilltarja e Presidentit, Kellyanne Conway, e bëri të qartë se financimi i murit do të mbetej jashtë buxhetit që duhet kaluar të premten. Ngritja e murit kontrovers ishte një prej zotimeve themelore të fushatës e, sipas Trumpit, për të do të paguante Meksika.

Çështja është se qeveria meksikane e ka bërë të qartë se nuk do të japë asnjë cent për këtë qëllim. Demokratët kishin kërcënuar se do ta bllokonin projektligjin nëse do të përfshinte faturën e murit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033650398254395