INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërtimi nuk është më fitimprurës, zbuloni sektorët ku duhet investuar

Ndërtimi nuk është më fitimprurës, zbuloni sektorët ku duhet investuar

Publikuar më: 09:31 21-02-2019

Fitimet në ekonomi kanë rënie. Shumë prej sektorëve që prej vitesh ishin gjeneratorë fitimesh në ekonomi, sipas të dhënave të fundit të INSTAT, kanë rezultuar me rënie. Të dhënat e Anketës Strukturore të INSTAT tregojnë se 107 mijë bizneset që janë aktive në vend fituan në total neto,159 miliardë lekë. Nga tetë sektorë kryesorë që i grupon INSTAT, gjashtë prej tyre kanë parë rënie të fitimeve në vlerë absolute, ku rënien më të madhe e ka pasur “transporti dhe telekomunikacionet”, me minus 4.6 miliardë lekë.

Më pas vjen “Energjia elektrike, gazi, uji dhe trajtimi i mbetjeve”, me minus -3.6 miliardë lekë, si rrjedhojë e një viti të thatë që përkeqësoi treguesit e operatorëve të sistemit energjetik. Rënie të fitime me prej 3.2 miliardë lekësh raportoi dhe ndërtimi dhe tregtia me -1.7 miliardë lekë.

Ndonëse të ardhurat e kompanive nga shitjet janë rritur me 8.3%, duke arritur në rreth 2 trilionë lekë, apo 16 miliardë euro, kjo nuk i ka ndihmuar bizneset që të kenë më shumë para të mbetura në fund të vitit, pasi shpenzimet, përfshirë ato për personelin, mallrat e blera dhe të tjera, janë rritur me ritme më të larta, prej gati 13%.
Ndërkohë, sektorët që kanë raportuar fitime është “industria nxjerrëse” dhe “industria përpunuese”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038201808929443