INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndeshja e fundit miqësore, kuqezinjtë mposhten 1-3 nga Ukraina [VIDEO]

Ndeshja e fundit miqësore, kuqezinjtë mposhten 1-3 nga Ukraina [VIDEO]

Publikuar më: 21:28 03-06-2016

Kombëtarja shqiptare e futbollit, zhvilloi sonte provën e fundit ndaj Ukrainës, në prag të Kampionatit Europian të Futbollit. Kuqezinjtë e drejtuar nga De Biasi u mposhtën me rezultatin 1-3 në stadiumin “Atleti Azzuri d’Italia” nga ukrainasit. Golat për Ukrainën u shënuan në fillimet e pjesës së parë dhe asaj  të dytë, nga Stepanenko, Yarmolenko dhe Konoplyanka, ndërsa goli i vetëm për ne u shënua nga Armano Sadiku.

De Biasi në këtë ndeshje kishte rastin të shikonte formën e 23 lojtarëve para Euro 2016, pavarësisht rezultatit ku duket se mbrojtja fut ujë , vlen të përmendet loja e bukur e zhvilluar. Ajo çka ra më shumë në sy ishte edhe mbështetja e vazhdueshme e tifozave kuq e zi, të cilët ishin të shumtë në shkallët e stadiumit në Bergamo të Italisë. 

Article Logic
Execution time: 0.0038211345672607