Ndoshta pas kësaj ndeshje, Silvio Ruiz është penduar që është bërë arbitër. Një karton i kuq i akorduar ndaj një futbollisti, i ka kushtuar rëndë atij pasi ka përfunduar në spital pas goditjeve të marra në fytyrë gjatë ndeshjes Atletico Quilmes-Sportivo Norte, e vlefshme për një nga kategoritë e Argjentinës. Në video mund të shikohet momenti kur arbitri, bëhet gati për ti dhënë kartonin, mbrojtësit të Quilmes, Leonardo Vera, dhe ky i fundit i ka dhënë disa goditje të pastra në fytyrë, para se ta ndalojnë shokët e skuadrës.