Ndeshja e kombëtares shqiptare me Maqedoninë sot në Shkodër po pritet me interes të jashtëzakonshëm nga tifozët kuq e zi. Me mijëra shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia pritet të marrin pjesë në përballjen mes dy skuadrave.
Me mijëra qytetarë kanë disa orë që presin që të hapet trafiku. Numri i madh i tifozëve ka bërë që radha e makinave të shtohet. Të shumtë janë tifozët që po shkojnë nga qytetet e tjera të vendit drejt stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodrë. Pjesëmarrja e madhe ka krijuar dhe probleme me trafik. Raportohet se qarkullimi i mjeteve nga Lezha në Shkodër është bllokuar. Radha e automjeteve ka arritur në rreth 10 kilometra.