Një humbje përballë Meksikës ndërsa sot në orën 20.00, Gjermania duhet të japi maksimumin përballë Suedisë që duket në formë goxha të mirë, duke ruajtur kështu mundësitë për kalimin e fazës së grupeve.
Suedia dhe Meksika kryesojnë grupin F me nga 3 pikë, ndërsa për Panzerat kjo ndeshje duhet të jetë shumë e rëndësishme që të mos pësojnë fatin e Argjentinës duket pritur nga ekipet e tjera.
Por sikur të mos i mjaftonin problemet me lojën e dobët të ekipit trajnerit Loë duhet të luajë në këtë ndeshje vendimtare edhe pa Mats Hummels, një prej qendërmbrojtësve titullarë.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, gjatë konferencës së djeshme për shtyp.
“Mats Hummels me shumë mundësi nuk do të luajë nesër. Dje ai ndrydhi qafën dhe situata nuk është përmirësuar. Nuk pres që të kthehet në kohë për këtë ndeshje, por do të jetë i gatshëm për pjesën e mbetur të Botërorit”, është shprehur Joachim Low.