Futbollistët e kombëtares shqiptare kanë mbërritur në qytetin e Marsejës, ku do të zhvillojnë ndeshjen e dytë të fazës në grupe për ‘Euro 2016’.
Shqipëria do të luajë nesër në mbrëmje në orën 21:00 kundër vendit organizator, Francës.
Takimi mes dy kombëtareve do të luhet në stadiumin “Velodrome”.
Takimin e parë Franca e fitoi kundër Rumanisë me rezultatin 2-1, ndërsa Shqipëria mund nga Zvicra me rezultatin 0-1.