INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndeshja Shqipëri-Itali, politikanët shqiptarë pushtojnë “Loro Boriçin”

Ndeshja Shqipëri-Itali, politikanët shqiptarë pushtojnë “Loro Boriçin”

Publikuar më: 17:37 09-10-2017

Ndeshja e fundit e kualifikueseve të Botërorit 2018, ka mbledhur figura të njohura të politikës nga të gjitha trevat shqiptare. Ish-kryeministri Fatos Nano ka mbërritur në Shkodër për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Itali. Pas tij ka ardhur kryeministri Edi Rama. Ndeshja në stadiumin “Loro Boriçi” do të ndiqet nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe bashkë me të do të jetë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Po ashtu do të jetë edhe kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli dhe shumë ministra të Shqipërisë e Kosovës. Të shumtë janë edhe personalitet dhe personazhet e njohur shqiptarë që kanë zgjedhur të ndjekin ndeshjen në stadium. Pak para ndeshjes, në teatrin “Migjeni” u ekspozuan të 4 trofetë e fituara nga Italia gjatë historisë së saj, kjo falë bashkëpunimit mes Ambasadës italiane në Tiranë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Italia i ka fituar titujt botërorë në vitet 1934, 1938, 1982 dhe 2006.

Article Logic
Execution time: 0.0035369396209717