INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndeshja Shqipëri-Izrael, DASH paralajmëron amerikanët: Kujdes në Elbasan!

Ndeshja Shqipëri-Izrael, DASH paralajmëron amerikanët: Kujdes në Elbasan!

Publikuar më: 22:41 04-09-2018

Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar shtetasit amerikanë me banim në Shqipëri që të bëjnë kujdes përpara dhe gjatë ndeshjes që Shqipëria do të luajë ndaj Izraelit, në stadiumin e Elbasanit.

Në Twitter-in e DASH-it lexohet: “Një ndeshje futbolli do të luhet mes Shqipërisë dhe Izraelit në 7 shtator, ora 20:45. Edhe pse nuk jemi në dijeni për kërcënime specifike ndaj shtetasve amerikanë, i ftojmë që të kenë kujdes pranë stadiumit të Elbasanit, para dhe gjatë ndeshjes”.

Neshja Shqipëri-Izrael është e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Ne vitin 2016 FSHF vendosi ndryshimin e stadiumit ne momentin e fundit pasi u zbulua se nje grup personash po pergatisnin sulme gjate ndeshjes Shqiperi-Izrael.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215