INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndeshje “e çmendur” në Islandë, Shqipëria U-21 fiton me përmbysje 2-3 [VIDEO]

Ndeshje “e çmendur” në Islandë, Shqipëria U-21 fiton me përmbysje 2-3 [VIDEO]

Publikuar më: 20:44 04-09-2017

Një ditë para ndeshjes së Shqipërisë ndaj Maqedonisë, një lajm i mirë vjen nga “Shpresat” e Kombëtares tonë.  Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi kanë regjistruar sot një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Islandës, me rezultatin 3-2. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për eliminatoret e Europianit “Poloni 2021” dhe shënon fitoren e parë për Alban Bushin dhe për vetë U-21 vjeçarët në këto eliminatore.

Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh gjatë pjesës së parë, në minutën e fundit të kohës së rregullt, me anë të Andersson, por vetëm 1 minutë më vonë, pikërisht në minutën e parë shtesë, kuqezinjtë kanë barazuar shifrat me anë të Abazaj, duke shkuar në dhomat e zhveshjes në ekuilibër të plotë. Më pas, në fraksionin e dytë të lojës, ekipi përfaqësues U-21 i Shqipërisë ka përmbysur gjithçka duke kaluar në avantazh në minutën e 65, sërish me Abazaj. Islanda ka barazuar në të 71’ me Einarsson, por vetëm provizorisht.

Katër minuta më vonë, Durmishaj ka rikthyer kuqezinjtë në avantazh, 2-3, rezultat me të cilin u mbyll ky takim i tretë i Shqipërisë në këto eliminatore. Pas tre ndeshjesh, Shqipëria renditet provizorisht në vend të dytë të klasifikimit në Grupin 2, me 4 pikë, pas një barazimi, një humbje dhe një fitore, dy pikë më pak se Irlanda e Veriut, por me një ndeshje më shumë se ata.

Ja dhe festa e çmendur në dhomat e zhveshjes: 

Article Logic
Execution time: 0.00357985496521