IN SPORT

Ndeshje miqësore: Gjermania mposht Anglinë [VIDEO]

Publikuar më: 16:52 23-03-2017

Ka përfunduar me rezultatin 1-0 për vendasit në miqësoren e luksit midis Gjermanisë dhe Anglisë, duhej të ishte ndeshja e tij dhe ashtu rezultoi, lamtumirë më të bukur nga Gjermania nuk mund të kishte për Lukas Podolskin.

Sulmuesi me origjinë polake kishte njoftuar se kjo do të ishte ndeshja e fundit e tij me kombëtaren gjermane dhe trajneri Joakim Low, i kishte rezervuar një vend në formacionin e ekipit.

Me shiritin e kapitenit në krah sulmuesi 31-vjecari shënoi një supergol ,duke mbyllur më së miri karrierën e tij të suksesshme me ekipin e Gjermanisë.

Anglia luajti më mirë por fati nuk ishte me 3 Luanët pasi shtylla i tha jo golit të Adam Llallanas. Në të 41-tën Dele Alli humbi një mundësi të shkëlqyer për t’i dhënë avantazhin miqve.

Stadiumi shpërtheu në ovacione duke i dhënë lamtumirën e merituar një futbollisti që la gjurmë në futbollin gjerman. Lukas Podolski ka debutuar me kombëtaren e madhe gjermane, në vitin 2004 dhe që atëherë, ka luajtur 130 takime dhe ka shënuar 49 gola.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037021636962891