Ndeshjet e para gjysmëfinale të Europa League vijnë plot emocione në mbrëmjen e sotme. Aty ku do të drejtohen edhe më së shumti sytë është sfida midis Arsenal dhe Valencia. “Topçinjtë” vijnë pas tre humbjeve rresht në kampionat, por edhe Valencia nga krahu tjetër me dy humbje nuk sjell shumë besim. Statistikat e Arsenal tregojnë se në Europa League ata nuk kanë pësuar asnjë gol në tre ndeshjet e fundit, ndërsa spanjollët shpërdorojnë shumë raste.
Në krahun tjetër Chelsea do të fluturojë drejt Gjermanisë. “Blutë” e Londrës kanë plot për t’iu frikësuar një prej sulmeve më të fuqishme në Evropë siç është ajo e ekipit të Eintracht Frankfurt. Gjermanët padyshim kanë potencialin për tu kthyer në surprizën e këtij kompeticioni.